Rama: Berati gati për dhjetorin e festave

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Qyteti i një mbi një dritareve është bërë gati për dhjetorin e festave.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga qyteti i Beratit, nga ku qindra qytetarë e sidomos fëmijët, po i gëzohen atmosferës festive.
“Berati gati për Dhjetorin e festave”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Pema e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri është vendosur në sheshin e “Christmas Market”, ndërsa rreth saj janë pozicionuar edhe shtëpizat, që këtë vit janë më të shumta në numër.
Dekori i këtij viti është shtrirë përtej qendrës. Dritat festive të vendosura në të gjitha hapësirat publike të Beratit e kanë zbukuruar atë, duke e shndërruar në një qytet vërtet magjik.
Dritat dhe zbukurimet janë vendosur në të gjitha pemët përgjatë Pedonales së qytetit si dhe në lagjet muzeale, ndërkohë që edhe rrugët janë mbuluar nga dekori festiv.
Çdo fundjavë, Berati do të sjellë këngëtarët dhe DJ më me emër, në skenën në qendër të qytetit.
/r.e/a.f/