E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim për nxitjen e projekteve të reja në funksion të zhvillimit ekonomik

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Malazeze e Investimeve kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi, në një takim të zhvilluar në Tiranë

Memorandumi u nënshkrua nga Drejtorja Ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, dhe homologia e saj malazeze, Snežana Đurović, duke shprehur angazhimin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë takimit,  Saro prezantoi projektet aktuale, duke u ndalur te Zonat e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA), sektori i turizmit dhe investimet strategjike.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e promovimit të kompanive shqiptare dhe malazeze në tregjet përkatëse, shkëmbimit të informacionit dhe praktikave më të mira në investime, si dhe nxitjen e projekteve të reja në funksion të zhvillimit ekonomik të dy vendeve.

Në përfundim, u riafirmua gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin dhe për të ndërmarrë hapa konkretë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

1 nga 6

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›