E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha e ktheu kohën e reflektimit në tërbim

Në kundërpërgjigje ndaj sulmeve të kryeministrit Berisha për jetën e tij private kreu socialist Rama ka theksuar se ai nuk e fsheh dot përfshirjen e familjes së tij në kapjen e pushtetit duke theskuar se Berisha e ka ofenduar siç i themi ne shqiptarët me "libër shpie".
"Demokracia është në rrezik, shteti i së drejtës ka rënë, ekonomia është dobësuar dhe ne jetojmë me një njeri që mashtron.theksoi Rama duke shtuar se kohën që opozita i dha për reflektim, Berisha e ktheu në kohë për tërbim.
"Berisha po përdorur faltoren e Kuvendit për të kërcënuar qytetarët e këtij vendi të cilët nuk janë rreshtuar pranë tij" thekoi Rama
Gjithashtu Rama ka deklaruar se Berisha ka humbur ekulibrin mendor duke theksuar se
nuk do të bëjë replikë me njeriun që ka dalë nga kontrolli.
Sipas tij Berisha i ka grabitur zgjedhjet dhe se është bërë pengu i atyre kutive dhe është i shpërfytyruar nga paniku prandaj dhe shpif për opozitën.
"Unë nuk ulem dot në nivelin e këtij njeriu por është e sigurtë si dielli, se i kthyer në një dordolec që nuk e marrin as fshatarët për të trembur zogjtë, Berisha nuk frikëson dot askënd theksoi Rama duke shtuar se opozita do t'ia kërkojë deri në fund llogarinë e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›