E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhoma e tregtisë takim me biznesin e huaj

Rritja e bashkëpunimit dhe intesifikimi i marrëdhënieve me biznesin hungarez ka qenë motivi i takimit midis biznesmenëve shpiptarë dhe ata hungarezë. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka deklaroi se reformat që ka ndërmarr qeveria e kanë kthyer vendin tonë në një vend mjaft atraktiv për bizneset. Ndër sektorët për të cilët biznesmenët hungarez shfaqën interes ishin sektori i turizmit dhe i energjitikës.
Një tjetër takim u realizua edhe me bizneset greke të cilëve u kërkua që të ishin më të pranishëm në Shqipëri. Shtimi shkëmbimeve tregtare midis vendeve tona ishte një tjetër pikë ku u ndalën biznesmenët shqiptar dhe ata grek. Këto takime u realizuan në kuadër të panairit "Klik Ekspo Group" i cili hap dyert pikërisht dje në Pallatin e Kongreseve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›