Korçë, pranga 52-vjeçarit për trafik droge
Një 52-vjeçar nga Pogradeci është vënë në pranga nga policia e Korçës nën akuzën për trafik lëndësh narkotike. Në sajë të operacionit të koduar "Valixhja e kuqe" u bë i mundur arrestimi në flagrance i shtetasit Eftim Ziko,lindur dhe banues në lagjen nr 4 të qytetit të Pogradecit.
Arrestimi i tij u krye pasi në pikën e kalimit kufitar Kapshticë në automjetin me targa PG 4123 B u gjet dhe u sekuestrua një valixhe me ngjyrë të kuqe ku ndodheshin 9 pako të lëndës narkotike Kanabis Sattiva, me peshë 18 kg e 700 gram.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.