E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha kamikaz i KQZ-se

Kreu i opozitës Edi Rama shprehu mirënjohjen për qëndrimet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, për atë që Rama e cilësoi si një qëndrimin i qartë e të prerë, ndaj përpjekjes së marrë të Kryeministrit për të marrë me dhunë kontrollin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Asnjëherë në këta 8 vjet shkeljesh të përsëritura kushtetuese e ligjore nga ana e Kryeministrit, deklaratat e partnerëve të mëdhenj të Shqipërisë nuk kanë qenë më të drejtpërdrejta. Sepse asnjëherë më parë, shkelja e Kushtetutës dhe ligjit nuk ka qenë më e hapur se sa përmes kësaj nisme brutale, për të zëvendësuar forcërisht një anëtar të KQZ. Kryeministri në ikje po e përjeton keq verën e një vetmie të madhe ku do të mbetet pa asnjë aleat serioz, fillikat si Zgjedhjet 2013SHBA: KQZ është jo politike KQZ, Brukseli kundër BerishësNikollë Lesi i afrohet opozitës në vitin ’97, përballë furisë popullore që do t’i japë fund sundimit të tij me votën për një Rilindje Shqiptare në 23 qershor”, tha Rama. Rama nuk u kursye ta krahasojë, këtë veprim të  Kryeministrit me aktet e atyre që ndërmarrin sulme kamikaze, duke i kërkuar  të heqë dorë nga ky akt  i jashtëligjshëm. “Ende më shumë, kuturisja e Kryeministrit për ta kthyer shumicën e tij prej kartoni në një kamikaz që të hedhë në erë KQZ-në, hedh në erë edhe njëherë të drejtën themelore e të papërmbushur në gjithë këto vite të shqiptarëve, për të ushtruar pa asnjë pengesë të drejtën sovrane të zgjedhjes së lirë të qeverisë së tyre. Deklaratat e troçta të Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian janë thirrje të forta që një marrëzi e tillë e dhunshme të mos ndodhë. Ne i bashkohemi këtyre thirrjeve duke kërkuar nga kryeministri, që të mos i faturojë Shqipërisë e popullit shqiptar koston e panevojshme të mosrealizimit të zgjedhjeve plotësisht të lira e të ndershme”, tha Rama. Ne do ta respektojmë deri në fund dokumentin themelor të zgjedhjeve, tha Rama, dhe prandaj edhe as do të tolerojmë shkeljen e njëanshme të Kodit për të uzurpuar politikisht KQZ-në, as do të bëhemi pjesë e asnjë marrëveshjeje që anashkalon Kodin Zgjedhor, për të zgjidhur problemin e krijuar nga kalimi i LSI në opozitë. Rama e ftoi kryeministrin Berisha për t’u bërë siç theksoi ai kontributor i një rotacioni paqësor me zgjedhje të lira e të ndershme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›