Rama Berisha mban peng Fierin

Kryetari socialist Edi Rama deklaroi të mërkurën se opozita nuk do të
votojë projektligjin për Gjykatyën e Lartë nëse nuk zbatohen 13 vendimet
e gykatave për Qarkun e Fierit. Sipas tij Berisha është përgjegjës për
katandisjen e procesit të integrimit, në proces burokratik dhe Fieri
është shembulli me flagrant i paligjshmërisë në Europën e bashkuar ku ne
do të shkojmë.
"Prej disa ditësh Saliu akuzon se po kërkojmë një Pazar. Sqaroj, se ne kërkojmë vetëm zbatimin e 7 vendimeve të Gjykatës së shkallës së parë, 4 vendimeve të Gjykatës së Apelit dhe 2 vendimeve të Gjykatës së Lartë, plot 13 vendime gjykate, të gjitha pa asnjë përjashtim në favor të Partisë Socialiste, si fituese e Qarkut Fier. Nëse sot ka një shqiptar që është përgjegjës para shoqërisë dhe hostroisë, për kthimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë në një proces të lodhshëm, të mbushur me shpifje, akuza, mediokritet, ky është Sali Berisha. Fieri, është shembulli me flagrant, më ulëritës, më kuptimplotë, i kësaj ndarjeje me thikë mes ligjeve në letër që miratojmë për integrimin dhe realitetit të paligjshmërisë që s’ka lidhje me Europën e Bashkuar, ku duam të hyjmë. Në pikën ku jemi tani, me një draft për vetë Gjykatën e Lartë në Parlament dhe me vendim të Gjykatës së Lartë të pazbatuar në dorë, ne s’ mund të mbyllim sytë e të ngremë dorën për medemek një reformë për drejtësinë ndërkohë që drejtësinë që kemi marrë në gjykatë na e mohon qeveria', tha kreu socialist.
Rama foli edhe për skandalin e reklamave shtetëreor, duke iu referuar rastit të denoncuar nga selia rozë për ministrin e Transporteve, ai tha se më e pakta që Olldashi duhet të bëjë është që të japë dorëheqjen.
“Deputeti Eduard Shalsi, dorëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme padinë për shkelje flagrante të ligjit nga ana e Ministrit të Transporteve. Ministri ka financuar me paratë e buxhetit të shtetit dhe jashtë çdo kriteri ligjor, me gjysëm milioni euro, Partinë Demokratike, për gazetën e saj dhe me afro 1 milionë euro tre tribunat e shpifjeve e të sharjeve të përditshme të pushtetit ndaj opozitës: ‘RD’, ‘55’, ‘Koha Jonë’.Në çdo vend normal një ministër që bën një gjë të tillë një gjë të tillë jep dorëheqjen dhe merret në kujdestari nga Prokuroria. Janë një bombë që ka dëmtuat themelet e kushtetutës, ka hedhur në erë ligjin dhe asfiksuar frymën e sistemit tonë politik duke futur drejtpërdrejtë duart në arkën e shtetit,' theksoi Rama.