Rama Berisha refuzoi cdo kompromis thelloi krizen
Kryetari i Partise Socialiste akuzon drejtperdrejte kryeministrin Berisha se me refuzimin e cdo kompromisi te afruar nga opozita po thellon me tej krizen politike ne dem te shqiptareve. Gjate nje bashkebisedimi me gazetaret kryesocialisti komentoi zhvillimet e seances se fundit parlamentare ku deshtoi ngritja e komisionit hetimor parlamentar. Berisha dje foli pa fund shpifi pa fund fyeu pa fund dhe i dha fund ketij viti parlamentar ne menyren me te demshme per vendin dhe per njerezit e zakonshem te ketij vendi duke refuzuar cdo kompromis te ofruar nga opozita dhe duke e thelluar krizen politike. Berisha shpifi pafund dhe thelloi krizen politike. Berisha refuzoi cdo kompromis. Ne seance pame se si u mor peng Parlamenti dhe si u ofendua opozita u shpreh Rama nga selia roze. Sipas tij qendrimi i djeshem i mazhorances dhe i liderit te saj vertetoi vjedhjen e votave ne zgjedhjet e 28 qershorit. Mbreme Berisha vulosi ne faqen e zeze te ketij pushteti se i ka vjedhur zgjedhjet e 28 qershorit dhe se e verteta qe ndodhet ne kuti eshte nje tmerr nje e vertete e paperballueshme per te u shpreh Rama. Sipas tij opozita nuk do te bojkotoje zgjedhjet e ardhshme duke hedhur poshte opinionet se ato do te bojkotohen prej saj. Ne do marrim pjese pavaresisht se Berisha e Meta nuk e deshirojne kete u shpreh Rama. Megjithate ai ka theksuar se opozita do te vazhdoje te qendroje e bashkuar dhe do te vijoje te luftoje per nismen e saj ne transparencen e zgjedhjeve e cila sipas Rames eshte e pashmangshme. Shqiperia sot ka nje opozite me te forte qe nuk do te heqe dore nga transparenca dhe heret a vone do te behet. Kush i ka mbushur kutite me 28 qershor do te dale sepse Saliu nuk i zhben dot te vertetat qe kane materialet zgjedhore. Vjedhesit do te bien ne duart e publikut heret a vone. Opozita nuk do ndalet nuk do ndryshoje as qendrim as forme do vazhdoje te kerkoje transparencen dhe te denoje moralisht vjedhesit e zgjedhjeve u shpreh kryesocialisti. Ne qender te sulmit te Rames ishte dhe Ilir Meta i cili dje nga foltorja e Kuvendit akuzoi opoziten se po luante nje rol bllokues. E vetmja e re qe kishte e hena nga e premtja ishte se mbreme Saliu erdhi i hipur mbi ponin qe e ka per zv.kryeminister. Se kam fjalen per Ferdinand Ponin por per nje lloj kali shtatshkurter dhe shendetbujshem qe ngjan shume me Ilir Meten. Kaloresi Sali duke luftuar opoziten me kembe ne toke dhe poni Ilir qe hingellinte kunder opozites me Saliun ne kurriz ishte fotografia e plote e nje koalicioni qeveritar te cilin e mban bashke vetem korrupsioni tha Rama. Ai duke folur per situaten ekonomike ne teresi e vleresoi ate si jashtezakonisht dramatike dhe udhekryq shume te rrezikshem ku shoqeria rrezikon te mpihet per shkak se aferat e skandalit dhe korrupsionit jane bere kaq te perditshme sa asgje nuk cudit me askend. Ne cilin kohe do te ishte e mundur qe nje minister te shkelte Kushtetuten te kapercente Parlamentin dhe me firmen e tij te ndryshonte vendimin e Parlamentit per nje koncension te miratuar nga Parlamenti Dhe vetem ai mund te ndryshoje tha Rama duke iu referuar akuzave ndaj ish-ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes aktualisht minister i Bujqesise Genc Ruli.