E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Kompromis por jo hetim pa fakte

/ /

Deklaraten e beri dje kryeministri Sali Berisha ne nje pritje me gazetaret me rastin e festave te fundvitit. Duke bere nje permbledhje te ngjarjeve politike te vitit 2010 kreu i qeverise u ndal me gjate ne zhvillimet e diteve te fundit dhe negociatat mes paleve per ngritjen e komisionit hetimor per procesin elektoral te 28 qershorit 2009. U zhvilluan nje seri takimesh me te shumta se asnjehere brenda dhe jashte vendit. Takime te tjera do te zhvillohen te gatshem per cdo kompromis por absolutisht jo ne voten tuaj. Ate nuk kemi te drejte ta prekim. Ajo eshte e juaja. Detyra jone eshte ta respektojme. Opozites i jane ofruar te gjitha shanset dhe te gjitha mundesite. Javen e fundit ajo kaloi haptas ne boten e Franc Kafkes. Keto dy dite me ka ardhur me qindra here ne mendje Jozef K. i cili u arrestua pa asnje prove pa asnje fakt. Nisi nje proces i tere. Ky zoteri kerkon te trajtoje qytetaret shqiptare njelloj me Jozef K. por kete nuk mund ta beje kurre u shpreh Berisha. Ai e quajti te padenje veprimin e opozites e cila zevendesoi fjalen hetim me fjalen kontroll ne projekt-vendimin per komisionin hetimor teksa shtoi se hetimi do te behet konform Kushtetutes. Nuk ka asgje me te paqyteteruar nuk ka asnje me anakronike se sa te kerkosh hetim pa fakte. Nuk ka asgje me te padenje dhe te paburreri sesa te zevendesosh fjalen hetim me fjalen kontroll me shpresen dhe besimin e vetem se kontrollin mund ta besh pa fakte. Askush nuk mund te hetohet dhe nuk do mund te hetohet pa fakte. Ky eshte rregulli numer 1 i nje vendi te lire. Ky eshte nje rregull jashtezakonisht themelor. Ky rregull bazohet ne parimin me themelor te te drejtave prezumimin e pafajesise. Pra duke i ofruar opozites te gjitha hapesirat mbetemi te vendosur te zbatojme ligjet shtetin ligjor Kushtetuten e ketij vendi theksoi me tej kreu i ekzekutivit. Berisha akuzoi ashper opoziten se ka tentuar te bllokoje heqjen e vizave nepermjet protestave dhe greves se urise teksa e beri ate pergjegjese per mosmarrjen e statusit. Per shkak te situates se krijuar nga qendrimi destruktiv i opozites nuk pati mundesi qe te vendose per ti dhene Shqiperise statusin e vendit kandidatit. Por une jam ketu per tu zotuar para shqiptareve se cfaredo qe te jete ne dore te qeverise do te bej gjithcka ne menyre qe ky proces te ece tha kryeministri.
Refomat
Kryeministri foli rreth 100 minuta per reformat e ndermarra nga qeveria ne te gjitha fushat. Duke u ndalur ne luften kunder korrupsionit ai u shpreh se ne Shqiperi ka korrupsion por ju garantoj se ne Shqiperi ka nje sukses te vertete ne luften kunder korrupsionit. Jashte retorikes ju ftoj te gjeni nje vend ne te cilin te ardhurat nga taksat dhe tatimet ne nje hark kohor 4 vjecar te jene dyfishuar si ne Shqiperi. Ato kane qene 97 miliarde ne vitin 2004 dhe arriten ne 188 miliarde ne vitin 2009. Sipas tij progres eshte shenuar edhe ne ekonomi arsim e shendetesi. Ndersa per shtrirjen e internetit kryeministri mori nje shembull per perdorimin e rrjetit social Facebook per te cilin tha se jane rreth 1 milion qytetare qe kane nje adrese.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›