Topalli: Axhenda e Kuvendit, axhendë e integrimit
Krytaria e Kuvendit Jozefina Topalli ndodhet në Qipro ku po merr pjesë në konferencën e paqes. Në fjalën e saj zonja Topalli ka thënë se axhenda e Kuvendit është axhenda e integrimit dhe se opozita nuk duhet të përdorë mjete bllokuese. Sipas topallit detyra e mazhorancës është të plotësojë kërkesat e ligjshme pasi askush nuk mund të dalë mbi ligjin qoftë kjo edhe opozita. Duke iu referuar z.Rama, kryeparlamentaria tha se po lufton për interesa vetjake. Kryeparlamentaria Topalli ndodhet në Konferencë e nivelit të lartë që do të zhvillohet në 11-12 Qershor 2010, organizohet nga PACE, nën kujdesin e vetë Presidentit Cavusoglu dhe Kryetarit të parlamentit të Qipros, Garoyian. Kjo konferencë zhvillohet në një periudhë kur në të gjithë Europën insitucioni i parlamentit ka marrë një rol thelbësor në politikbërje, si element kyç i vendimmarrjes.