E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha te pranoje planin e opozites per permbytjet

Sot Saliu dhe Jozefina mbyllen Parlamentin per te mos u perballur me opoziten. Permbytjet nga Shkodra e Deri ne Vlore nuk mbulohen nga fikja e dritave te Parlamentit. Te gjithe e dine se kjo qeveri i ka lene ata ne balte. Sot Parlamenti duhet te diskutonte se cduhej bere per te mos lejuar me permbytjet u shpreh Rama para pak momentesh.

Ai sqaroi se opozita ishte bere gati te mbronte ne Parlament planin e saj per te mbrojtur vendin nga permbytjet per te bere ndryshime rrenjesore te legjislacionit dhe te merreshin masa te medha. Mbyllja e sotme e Parlamentit tregon edhe nje here se pas votave te vjedhura per te mbajtur ne kembe nje pushtet qe plackit Shqiperine megjithate ne do te kerkojme te merren masa te forta shume te forta per vendin vijoi ai.

Me tej lideri i opozites u shpreh se ministri i Ekonomise Ilir Meta duhet te jape llogari per situaten e permbytjeve duke e akuzuar ate se ka mbajtur digat te pa hapura per te prodhuar me shume energji gje qe shkaktoi me vone edhe derdhjet masive nga hidrocentralet. Kreu socialist kerkoi edhe ngritjen e nje strukture emergjente per analizimin dhe studimin e krejt Shqiperise dhe per menaxhimin e ujerave si pasuri kombetare.

2010-12-09 1256

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›