Rama Berisha te rinegocioje marreveshjen e detit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi në mbledhjen e grupit
parlamentar se Shqipëria në këtë 100-vjetor ka një Qeveri që nuk e
meriton.
Në fjalën e tij, Rama kërkoi nga Kryeministri të bëjë gjithçka i takon për ta rinegociuar Marrëveshjen për Detin me Greqinë, për të mos shkaktuar më probleme.
Në mbledhjen e sotme parlamentare ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika.
Kryebashkiaku i qytetit të Flamurit u shpreh se 28 Nëntori, Festa e Pavarësisë së vendit është shumë e lidhur me Vlorën dhe me emrin e Ismail Qemalit.
"Praktikisht bashkia e Vlorës ka një buxhet zero lek prej aktit normativ të ministrit të Financave Ridvan Bode", tha Gjika.
Sipas tij, dëshira e Kryeministrit Berisha për Vlorën nuk do të plotësohet, pasi Qyteti i Flamurit do të jetë gati për një festë të denjë më datë 28 Nëntor, ditë që përkon edhe me 100-vjetorin e lindjes së shtetit shqiptar.
"Bashkia e Vlorës me të ardhurat e saj do të ngrejë shtatoren e Ismail Qemalit, aty ku ka vendin. Bashkia do të shtrojë një drekë zyrtare më 28 Nëntor dhe jo më 27 nëntor", u shpreh Gjika, duke kërkuar nga Presidenti Bujar Nishani që të zbatojë detyrën e tij.