E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Berishës: Hap kutitë ose largohu

Gjatë fjalës së tij, Rama ka akuzuar edhe anëtarët e familjes së kryeministrit, sipas të cilit vajza ka kaluar në dorën e saj vendime të rëndësishme shtetërore, ndërsa djali ka shërbyer si sekser për kompani të ndryshme si ajo në Gërdec apo në rrugën Durrës-Kukës.

 Madje Rama e akuzoi Shkëlzen Berishën edhe për trafik armësh. Duke folur për afatin dhjetëditor të vendosur nga PS-ja për të reflektuar, Rama tha se këtij afati qeveria iu përgjigj me akuza rë ashpra ndaj deputetëve të opozitës. "E quajti ultimatum, vuri alarmin për rrëzimin e pushtetit me dhunë, ngriti dorën ndaj nënës sime, nënës së djalit tim, rrethit tim familjar, ndaj bashkëpunëtorëve të mi më të ngushtë", tha Rama.

Ai tha se gjithashtu se protestat do të vazhdojnë me ritëm më të madh në ditët në vijim. “Ne sot e tutje nuk do të kërkojmë hapjen e kutive por largimin e Sali Berishës. Hap kutitë ose largohu”, u shpreh ai. Duke folur për akuzat e mbrëmshme të kryeministrit Berisha ndaj disa deputetëve socialist, Rama tha se ato duhet ta denocojnë në gjykatë.

“Si kryetar i kësaj partie të medhe dhe qytetar i kësaj shoqërie të shpreh solidaritetin me të gjithë ato deputetë që u poshtëruan mbrëmë nga kryeministri. Më lejoni që ta padisimin menjëherë Sali Berishën në gjykatë dhe t’iu dërgoj njerëz që të mos vazhdoni gjyqin pasi mudn të thotë kështu e ka politika”, theksoi ndër të tjerash shefi i opozitës.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›