E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Berishes: Nje shtet i grabitur, s'mbahet ne mes te Evropes

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, reagoi dje per vendimet e fundit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ku vleresoi se pushteti i grabitur nuk mbahet dot me pahir. Nepermjet nje deklarate per shtyp, lideri i selise roze, theksoi se nuk ka force qe e ndal PS, ne te drejten legjitime te saj. "Mua nuk me mbetet vecse t´i riperseris publikisht Sali Berishes, qe nje pushtet i grabitur nuk mbahet dot ne mes te Evropes, ne shekullin e XXI-te dhe nga perballja me te verteten e kutive te marra peng, ne kundershtim me ligjin e me te drejten e opozite", tha Rama. Sipas tij, nga perballja me te verteten, kryeministrin nuk e shpeton dot, as ish i denuari per marrje ryshfeti qe ka ne krye te KQZ-se, as i denuari me turp qe vrapoi t'i ulet ne "prehrin" e lene bosh nga Xhuveli dhe as perpjekja e ethshme per te bere diversion ne Partine Socialiste. Duke vijuar me tej, ai nenvizoi se eshte e kote, sepse Partia Socialiste do te jete nje pengese e pakapercyeshme ne rrugen e Sali Berishes dhe ato jane me te vetedijshem se asnjehere per rolin e tyre jetik, per demokracine dhe detyrimin e tyre te patjetersueshem, ne nje proces ku ne asnje menyre nuk mund te triumfoje genjeshtra e nje pushteti te ricikluar, permes grabitjes se votave e te mandateve. "KQZ-ja e Sali Berishes, vazhdoi te manifestoje forcen e verber te nje pushteti qe kerkon me patjeter, te vazhdoje te grabise cfare te mundet e sa te mundet, per te mundur qe te qendroje ne kembe, sepse mesa duket cfare ka grabitur deri ketu, nuk i mjafton", reagoi kryesocialisti. Per te, rikthimi tek mandati i tyre i nente ne Fier i kesaj KQZ-je te kthyer ne "vegel qorre" te Sali Berishes, permes nje kryetari te denuar ne te shkuaren e tij, (jo te larget) per marrje ryshfeti dhe nje shumice qe nuk i nenshtrohet ligjit, po "oreksit" te Sali Berishe. Ai theksoi se eshte kuptimplote per te gjithe ata qe duan realisht, te dine se cfare ka ndodhur ne 28 qershor, cfare po ndodhe pas 28 qershorit dhe cfare mund te ndodhe ende me tutje, ne rast se Partia Socialiste nuk ben ate qe po ben e do te beje deri ne fund. "KQZ-ja e Sali Berishes, mund ta marre zvarre procesin zgjedhor e ta degjeneroje deri ne fund, per te grabitur gjithe cfare te munde per llogari te Sali Berishes, por s'ka asnje force qe ta ndale Partine Socialiste ne detyrimin e saj te patjetersueshem per te mbrojtur demokracine, duke perdorur lirine, qe as na e ka dhene e as na e merr dot Sali Berisha", shprehu bindjen, kryetari Edi Rama.

Kryesocialisti: Pushteti "shtatanik", po ndale zbardhjen e krimit elektoral

Kryesocialisti deklaroi dje, se Shqiperia e shqiptaret po e shohin dhe po e kuptojne perdite, se pushteti shtatanik i "ciftit" te ri te politikes se vjeter, lindi me ngut te rrufeshem,, pikerisht per te ndaluar zbardhjen e krimit elektoral te 28 qershorit. Kjo sipas Edi Rames, eshte bere per ta vene nen presionin e nje pushteti te ri, te gjithe procesin e ankimimeve te tyre apo te kujtdo tjeter qe kerkon transparence, per te mos lejuar qe te hapen kutite. "Nga hapja e kutive, populli mund te shohe qarte ate qe Sali Berisha kerkon te fshehe me cdo kusht, duke arritur deri ne piken qe t'i kerkoje "doren" me perulesi Ilir Metes", deklaroi lideri selise roze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›