E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, Berishës: Përgjigju për propozimet tona

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i kërkoi sot kryeministrit, Sali Berisha që të shprehë vullnetin e tij lidhur me propozimet e bërë nga opozita në një paketë prej 10 pikash.

“I ribëj apel Saliut të mos vazhdojë të shikojë gishtin kur gishti tregon Hënën.Të mandatojmë nga Kuvendi Komisionin e Ligjeve, për të hapur tryezën e përbashkët të reformave të shtetndërtimit të një vendi kandidat.  Të biem në një mendje që, deri në maj, të kemi miratuar reformat bazë. Për të mos e humbur edhe vitin tjetër statusin që këtë javë mesa duket do ta humbim përsëri.Për të dytën e here, si ngelësa të përsëritur në vjeshtë. Si askush tjetër”- theksoi kryesocialisti.

Lidhur me ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, kryesocialisti Rama përsëriti qëndrimin e opozitësë, duke e vënë theksin  në veçanti tek Gjykata Administrative, ai tha se duhet një konsultim serioz.

Rama tha se duhet një reform tërësore në sistemin e drejtësisë.

Gjendjen ekonomike, kreu I opozitës  e cilësoi si shumë të rëndë.

“Me Saliun ka vetëm rritje cmimesh, me ne fuqia blerëse do të rritet. Me Saliun do të ketë vetem rritje të cmimit të energjisë elektrike, pavarësisht premtimeve për ulje të saj”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›