E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Beteja e ujit të pishëm, po e fitojmë hap pas hapi!

Kryeministri Edi Rama ka premtuar 24 orë ujë të pijshëm në 52 zona urbane të vendit në vitin 2021 dhe  në mbi 200 zonat më të populluara rurale në vitin 2022. Gjatë një komunikimi me gazetarët të martën zoti Rama tha se “Infrastruktura e ujit të pijshëm është një betejë e shumë dekadave, që po e fitojmë hap pas hapi vetëm falë përpjekjes së kësaj qeverie, me 128 kantiere të hapura nga veriu në jug”. Ai tha se “ato do të garantojnë 24 orë ujë të pijshëm në 52 zona urbane të vendit në vitin 2021” “dhe 70 kantiere të tjera do të hapen brenda pranverës, për ta shtrirë furnizimin 24/7 në mbi 200 zonat më të populluara rurale në vitin 2022”.
Kryeministri socialist pranoi se “për hir të së vërtetës, trashëgimia është nga të rëndat”.”Në 25 vjet pas rënies së komunizmit kemi praktiksht filluar të prekim një sistem furnizimi me ujë ku kemi pasur dhe akoma sot aty ku vazhdon puna, ka depo dhe tubacione të viteve ’60-’70″ tha zoti Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›