Rama: Borxhi ndaj privatëve ka futur ekonominë në ngërç, do ta shlyejmë një orë e më parë
TIRANË-Në vijim të bashkëpunimit të saj trevjeçar me Universitetin e Oksfordit, Banka e Shqipërisë po organizon edhe këtë vit Seminarin Rajonal të Nivelit të Lartë me temë “Forcimi i lidhjeve në Evropën Juglindore-Ankorat politike dhe perspektivat e biznesit”.
Më fjalën e guvernatorit Ardian Fullani u hapën sot punimet e sesionit të pare te seminarit që pritet të zgjasë disa ditë.
RAMA: BORXHI NDAJ PRIVATËVE, DO TA SHLYEJMË NJË ORË E MË PARË
Kryeministri Edi Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë së tij për të shlyer sa më parë borxhin që shteti u ka privatëve. Gjatë fjalës së tij në seminar, kreu i ekzekutivit deklaroi se borxhi ndaj sektorit privat e ka futur ekonominë në ngërç dhe po asfikson bizneset.
“Ne nuk mund dot të vazhdojmë të bashkëjetojmë me këtë ngërç të krijuar nga borxhi ndaj sektorit privat. Është një borxh që e ka futur të gjithë ekonominë në ngërç. Po përgatitemi që një orë e më parë ta shlyejmë këtë borxh. Nuk mund të bëjmë sikur ky borxh nuk ekziston, nuk mundet tua lemë kompanive që po asfiksohen. Ne do ta shlyejmë këtë borxh me çfarëdo kosto.”- deklaroi Rama.
Kryeministri Rama nënvizoi se mazhoranca e re “në mënyrë të menjëhershme do të adresojë disa çështje kyçe për të nisur një proces rimëkëmbje të ekonomisë në afat të shkurtër, pa pretenduar që kjo të jetë e menjëhershme dhe as duke vijuar në hullinë e vjetër të një rimëkëmbje të stisur.”
“Ne kemi marrë një angazhim dhe do të jemi besnik të këtij angazhimi për të filluar menjëherë auditimin e financave, që do të bëhet nga një prej 4 kompanive të mëdha të auditimit. Sot ne gjendemi në një situatë në të cilën e kemi ndarë ekonominë në dysh, në ekonominë e buxhetit për të cilin shteti është i interesuar dhe ajo e sektorit privat. Modeli ekonomik në vetvete ka sot domosdoshmërinë për tu transformuar nga një ekonomi tranzicioni në një model të një ekonomie të së nesërmes. Sot më shumë se për gjithçka tjetër ne kemi nevojë për një ndryshim të strukturës dhe të burimeve të rritjes ekonomike dhe të kontributit të sektorëve të ndryshëm në sektorët e brendshëm.”- tha Rama.
Kryeministri theksoi rëndësinë e kthimit të besimit tek ekonomia e vendit, në mënyrë që Shqipëria të bëhet një vend me ekonomi atraktive për investimet e huaja.
“Shembujt duhet ti gjejmë këtu dhe ti ndërtojmë këtu mes veti së pari. Për këtë po përgatisim një serë masash që do ti ndajmë me vetë sipërmarrjen me bankat, institucionet ndërkombëtare duke ripozicionuar shtetin dhe qeverinë si një nga protagonistët dhe jo si protagonistin që bën ditën dhe natën në raport me të tjerët.”- deklaroi Rama.
Ndërsa shprehu bindjen se qeveria do të arrijë të krijojë 300 mijë vendet e premtuara të punës, Rama tha se synimi i kësaj mazhorance është të ndërtojë një model të rritjes ekonomike të qëndrueshme, një marrëdhënie të re me biznesin, së pari me prioritet biznesin e vogël, së dyti, në politikat e punësimit dhe të stimulimit, së treti, financimeve në ekonomi.
(er.nu/d.b/BalkanWeb)