E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: “Daily Express” jehonë Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, tjetër arsye për të zgjedhur Rivierën

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Gazeta britanike “Daily Express” i ka kushtuar një shkrim potencialeve turistike që ofron vendi ynë, ndërsa e cilëson Shqipërinë “një thesar ende të pazbuluar nga pushuesit”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar në “Daily Express”, ku ndër të tjera i bëhet jehonë ndërtimit të Aeroportit të Vlorës.

“‘Plazhe me ujëra të kristaltë e brigje ranore gjenden në Shqipëri’ sugjeron gazeta britanike ‘Daily Express’ për lexuesit e saj në këtë artikull, ku ndër të tjera i bën jehonë ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës si investim i rëndësishëm për infrastrukturën turistike, i cili krijon akses më të shpejtë drejt jugut të vendit, për t’u kthyer në një tjetër arsye pse vizitorët britanikë duhet ta zgjedhin rivierën e vendit tonë”, shkruan Rama.

Vendi mesdhetar shpesh është krahasuar me Maldivet falë ujërave të tij mahnitëse të pastra kristal dhe brigjeve ranore, shkruan Aurora Bosotti në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.

“Pavarësisht se krenohet me një vijë bregdetare prej 279 miljesh të stolisur me plazhe me rërë të artë dhe pyje mahnitëse, Shqipëria mbetet një thesar i pazbuluar nga pushuesit. Ekspertët e udhëtimeve kanë vlerësuar hijeshinë e këtij vendi – shpesh duke e krahasuar me Maldivet, falë ujërave të tij të pastra kristal dhe vendpushimeve të qeta”, vijon artikulli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›