Rama Demonstrate homazh per ata qe vrau pushka e Gardes Republikane

Edi Rama gjate varrimit te Faik Myrtaj ne Fier NOA/LSA
Tirane 24 janar 2011 NOA Update 8211 Retorika fashiste e Saliut ndaj opozites nuk cudit askend dhe nuk tremb as pulat ne Vicidol jo me popullin opozitar. Ndersa retorika fashiste e presioni i paligjshem ndaj institucioneve te Prokurorise se Pergjithshme e Shish-it qe ky satrap i marre e i marre fund nuk ka arritur dot ti fuse nen sqetullen e qelbur te regjimit te kusarise per te perndjekur pastaj cdo qelize opozitarizmi ne Shqiperi si edhe kercenimet mafioze ne kor per Prokuroren e Pergjithshme tregojne sesa e drejte eshte beteja jone per shpetimin e demokracise ne Shqiperi dhe sesa te fuqishme jane arsyet qe te premten 28 janar demonstrata homazh te deshmoje paperkulshmerine tone ne kete beteje.
Duke e cilesuar kryeministrin Berisha nje satrap te marre fund Kryetari i Opozites Edi Rama deklaroi ne dreke ne konferencen e posacme per shtyp se Kur Policia e Shtetit nuk i pergjigjet kerkesave detyruese te organeve te drejtesise po urdhrave te pushtetit vendi nuk eshte ne demokraci po nen nje regjim qe bota demokratike nuk mund ta njohe si mik e partner Europa e Bashkuar nuk mund ta pranoje si nje qeveri demokratike populli nuk mund ta mbaje ne kurriz si nje fakt te kryer me pushket e Gardes Republikane.
Andaj ai thirri te premten ne 28 janar nje demonstrate homazh per te vraret nga dora barbare e regjimit te kusarise dhe matrapazllekut.
Sipas Rames te premten ne 28 janar do te nderohen te vraret ne Bulevardin Deshmoret e Kombit dhe para syve te mbare botes qe sipas tij do te jene fiksuar mbi protestuesit qe Rama tha se do te deshmojme qytetarine e vendosmerine tone.
Te premten 28 janar kur behen te shtatat shqiptare qe sipas tradites jane dita e renkimit te fundit per jeten qe iku dhe e frymemarrjes se re per jeten qe vazhdon ne do te jemi te gjithe ne bulevard per ata te tre qe sdo mund te jene me aty per Shqiperine Europiane per cdo njeri te zakonshem te ketij vendi per femijet e cdo shqiptari pa dallim deklaroi Rama nga selia roze.
Lidershipi i PS-se nenvizoi se Te premten 28 janar ne do ti kundervihemi dhunes vrastare te regjimit me fuqine paqesore te nje populli te tere te heshtur e kryelarte ne nderim te deshmoreve te kauzes se vet per nje Shqiperi te cliruar prej kthetrave te kusarise e matrapazllekut te pushtetit qe vrau jo per te mbrojtur shtetin e shqiptareve po per te mbrojtur postet e kusareve.
Ai akuzoi rishtas mazhorancen qeverisese se per postet e kusareve u formalizua edhe grushti i shtetit ndaj Prokurorise se Republikes ne fillim e pastaj edhe ndaj Sherbimit Informativ Shqiptar duke e kthyer hapur Policine e Shtetit ne zbatuese te urdhrave te paligjshem te pushtetit qe sikunder Rama tha ekzekutoret e vrasjeve i quan heronj dhe prokurorine qe kerkon ndalimin e tyre e quan pjesemarrese ne grusht shteti.
Ai apeloi me tej se Ne 28 janar demonstrata homazh do te deshmoje me dinjitet kombetar dhe qytetari europiane para mbare botes e cila na sheh keto dite te renda prej objektivit te kamerave te te gjitha stacioneve televizive te planetit se nje popull i tere mes Europes vritet plagoset rrihet arrestohet dhunohet psikologjikisht per te ulur koken e pranuar nje mbreteri te pashpallur kusaresh e matrapazesh.
Ai rishtas akuzoi se ekzekutoret e vrasjeve jane strehuar ne sqetullen e pushtetit antidemokratik dhe mbrohen nga Policia e Shtetit qe nuk zbaton urdhrat detyrues te organit kushtetues te akuzes.
Prandaj ne 28 janar me demonstraten homazh ne do ti kunderveme dhunes shteterore fuqine paqesore te vizionit tone europian te qenies sone europiane te se ardhmes europiane te ketij vendi qe nuk mund te vonohet me dhune qeveritare e me kercenime qeveritaresh me marrje peng te parlamentit e te institucioneve te shtetit te te gjitheve per llogari te pushtetit te disave theksoi kryesocialisti Rama i cili e mbylli deklaraten e tij me fjaline Le ta pergatisim 28 janarin me lutjen per shpirtin e atyre qe i vrau dora e krimit shteteror dhe me besimin e patundur tek fuqia e rezistences paqesore.
mit/NOA