E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALD per Evropen E zemeruar nga tonet e Berishes

Marietje Schaake

Amsterdam 24 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana 8211 Marietje Schaake D66 Hollande zedhenese e Aleances se Liberaleve dhe Demokrateve per Europen duke folur mbi marredheniet me Shqiperine tha sot se eshte ishte shokuar kur pa te Premten e shkuar perleshje te dhunshme e protesta ne Tirane si dhe reagimin e tepruar nga ana e policise.

Jam e zhgenjyer dhe zemeruar akoma me shume nga toni dhe permbajtja e deklaratave si nga Kryeministri Berisha ashtu edhe nga lideret e opozites te cilat vetem sa ushqejne akoma me shume polarizimin e thelle te jetes politike shqiptare 8211 deklaroi Schake.

Tani ne kemi nevoje per nje hetim te pavarur te gjyqesorit mbi keto ngjarje dhe mbi vdekjet e tre protestuesve dhe une i bej thirrje Perfaqesuesit te Larte te BE te sigurohet qe BE eshte e perfshire ne nje hetim te tille per tu siguruar qe autoritetet shqiptare prodhojne nje hetim objektiv 8211 ka shtuar ajo.

Si nje zedhenese per grupin Liberal dhe Demokrat mbi Shqiperine une do te paraqes nje kerkese per Parlamentin Europian per mbajtjen e nje debati serioz dhe te hollesishem mbi perballjen e tejzgjatur politike ne Shqiperi ne sesionin e ri. Perfaqesuesja e Larte Ashton duhet te emeroje nje mediator te BE per Shqiperine per te rivendosur qetesine dhe debatin normal politik per vendin ne menyre qe aspiratat legjitime te shqiptareve te zakonshem te mos largohen akoma me teper nga veprimet dhe provokimet e lidershipit politik aktual 8211 perfundon deklarata e zedheneses se Aleances se Liberaleve dhe Demokrateve per Europen.

e.t/NOA

TagsBerisha demonstrate Kryeministri Marietje Schaake polici protesta

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›