E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Dhuna e protestuesve është orkestruar nga forca te huaja që kanë për synim detabilizimin e Europës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e sistemit bankar, pas sulmeve të dhunshme të protestuesve, të cilët dëmtuan 38 degë bankare dhe 42 bankomatë në Tiranë.

Gjatë takimit, kryeministri Rama tha se qeveria nuk do të bëjë asnjë lëshim përballë protestuesve të dhunshëm që gjatë këtyre ditëve kanë sulmuar institucionet, bizneset, bankat dhe forcat e Policisë.

Duke theksuar se protestuesit morën peng Tiranën, Rama tha se dhuna është e orkestruar dhe e mbështetur nga forca të huaja që kanë si synim destabilizimin e Europës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›