E Diel, 1 Nëntor 2026

Molotovë drejt Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë

Tensionet përpara institucioni të kryeministrisë dhe selisë së Kuvendit janë ndezur ndjeshëm gjatë orëve të mbrëmjes në protestën e sotme.

Grupe të rinjsh kanë hedhur lëndë djegëse dhe bomba molotovë në drejtim të godinës së Kuvendit dhe pranë Kryeministrisë, aty ku janë pozicionuar edhe trupat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Nga ana tjetër, forcat e Policisë së Shtetit ndodhen të vendosura pranë të dyja institucioneve kyçe, në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve dhe garantimin e rendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›