Rama: Dialog dhe hetim

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka deklaruar ne nje interviste per Top Channel se opozita eshte e gatshme te ulet ne nje tryeze dhe te dialogoje per zgjidhjen e krizes, por ka hedhur dyshime mbi vullnetin e kryeministrit Berisha.
Rama kembenguli ne idene e hetimit ne themel te zgjedhjeve, duke e cilesuar hapjen e kutive nje te drejte kushtetuese te Kuvendit. Pas ketyre hapave opozita, deklaroi kreu socialist, eshte gati te debatoje dhe te jape konsensus per reformat e medha ne vend. “Kerkesa jone per hetim te zgjedhjeve nuk ka te beje as me gjykaten, as me vendimin te cilit i referohet Berisha, por ka te beje me te drejten kushtetuese dhe ligjore te Parlamentit per te hetuar cdo ceshtje te rendesise se vecante. Kjo eshte ceshtja e ndershmerise se zgjedhjeve dhe ka nje rendesi te vecante”, ka deklaruar Rama.