Vizat, Berisha: BE do sjellë ekspertë në Shqipëri të monitorojnë proçesin

Tiranë, 1 shkurt NOA Kryeministri, Sali
Berisha deklaroi sot gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror për
Liberalizimin e Vizave se në Shqipëri pritet të vijnë një grup i ri ekspertësh
nga Bashkimi Evropian për të monitoruar nga afër arritjet që po bën qeveria në
kuadër të kërkesës shqiptare për liberalizimin e vizave me vendet evropiane.
Ne presim një grup të ri ekspertësh evropianë që vijnë për të inspektuar për
tu njohur me progresin e bërë për ta prekur në vend progresin në përmbushje të
kushteve për këtë liberalizim tha Berisha i cili shtoi se liberalizimi i
vizave mbetet detyrë prioritare e qeverisë dhe se një progres shumë të madh ka
njohur procesi i dokumenteve biometrike.
Sipas kryeministrit janë plotësuar kërkesat për udhërrëfyesin e vizave dhe se lëvizja
e lirë e qytetarëve shqiptar në BE pa viza, është një detyrë prioritare për të
gjitha ministritë.
Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror, kryeministri Berisha foli edhe për
miratimin e ligjit për skafet që sipas tij pritet të bëhet brenda këtij muaji
në Kuvend.
k.k/NOA