E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do cojme uje ne cdo meter toke per vaditje

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka premtuar dje ne Qarkun e Fierit shmangien e permbytjeve. Ne mitingun permbylles, ai tha se ky lume do te jete bekimi i ketij qyteti, ndersa premtoi se cdo meter toke do te vaditet dhe nuk do te lejohen me te kalben prodhimet e fermereve. “Une zotohem se do ta kthejme kete lume ne bekimin e ketij qyteti dhe nuk do te permbyteni me kurre. Nuk do te gjejme paqe, dite nate deri kur te kemi cuar ujin ne cdo meter toke dhe duke garantuar se asnje kilogram prodhim nuk do te permbytet dhe nuk do te kalbet pa shitur”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Kryesocialisti, ka premtuar dhe heqjen e takes per te gjithe prodhimet ushqimore, duke u shprehur se ne kete menyre do t’u kthehet dinjiteti familjeve shqiptare per te jetuar normalisht. “Numri 29 eshte ai qe cliron te gjithe ata qe shkojne kokulur per te blere ushqime. Ne do ta heqim taksen 20 % te ushqimeve. Duke votuar PS dhe duke besuar kete skuader te rilindjes ju do te merrni sherbimin shendetesor falas per te gjithe”,- tha kreu i PS-se. Ai shtoi se duke votuar kandidatet e Partise Socialiste, Fieri do te kete mundesi te lehtesoj taksat per te gjithe punonjesit e administrates. Rama tha se ne kete menyre do te ulen taksat per 95 per qind e qytetareve shqiptare. “Me keta deputete do te votojme taksimin e ndershem dhe pastaj kush fiton me shume do te me shume. Duke vendosur shenjen tuaj tek numri 29 ju te vulosni kete parim per taksimin dhe do te clironin nga taksat 95 % te shqiptareve”, tha kreu i PS-se. Ai shtoi se ulja e taksave per mesuesit dhe policit do te behet brenda 100 diteve te para te qeverise. “Brenda 100 diteve te para vota juaj do te beje qe keta deputete te ngrene doren per te kursyer 40 mije cdo muaj nga rroga e nje mesuesi dhe per te kursyer me shume se nje rroge ne vite, polici i zakonshem, infermierja dhe cdo rrogetar i zakonshem i ketij shteti’, tha kreu i PS-se, Edi Rama. Kryetari i PS-se ka akuzuar dhe kryeministrin Sali Berisha, duke u shprehur se me ardhjen e opozites ne pushtet vendi do te kete me shume liri dhe qeverisje efikase. “Nuk ka nevoje te flasim per Saliun se ju Saliut ia kini prere urdhrin e pensionit me kohe e me vakt, ndajme mire te mos flasim per te, per te shkruaren qe do ike bashke me te ne 23 qershor, te mos flasim as per sa shume deme plage dhe pasoja ka lene pas ne keto 8 vite qeveria e tij, por lete flasim per lirine qe do sjellim per cdo shqiptar qeverisur sic do, per te menduar sic do, per te bere ate qe i pelqen”,- tha kreu i PS-se, Edi Rama. Ne fjalen e tij, Rama u beri apel socialisteve te Fierit qe te punojne deri ne oret e fundit per te shtuar sa me shume pjesemarrjen e njerezve ne votime. “Kush e do qeverine ne kah dhe ekonomine e tij ne kembe te kujtoje’44 dhe te votoje numrin 29. Keto kater dite nuk duhet vene sy ne gjume per te zgjuar votuesin e fundit dhe per te marre voten e fundit per rilindjen”,- tha kreu i PS-se, Edi Rama.

“Taksat per 100 dite”

Kreu i PS-se, Edi Rama tha dje se brenda 100 diteve do te mundesohet vendosja e taksimit progresiv per qytetaret. Ai u shpreh se grupi i deputeteve te Fierit do te jene ata qe do te votojne per vendosjen e taksimit te ndershem. “Me Gramozin, Erionin Eglantinen, Ilirianin, Armandon, Majlinden, Arbenin, Ervinin Pirron, e me radhe te gjithe ne do te votojme kalimin nga taksa e sheshte tek taksimi i ndershem brenda 100 diteve te para te qeverisjes sone te re”, tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›