E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Do denoncojmë raste të tjera korruptive

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama paralajmëron se shumë shpejt do të denoncohet një rast tjetër korrupsioni brenda qeverisë si dhe do publikohen fakte të reja për pasurinë e ministrit Prifti dhe për marrjen e koncensiomeve nga deputetja Vokshi. Rama tha se do të zbardhen materiale që përfshijnë një tjetër rast brenda qeverisë, në atë që ai e quajti oktapod të koncensioneve.
Rama tha se fakti që ministri Prifti deklaron 1.8 , euro fitim në 1 vit dhe heshtja e kryeministrit ndaj kësaj të vërtete rrënqethëse, bazuar në teorinë që çudia zgjat 3 ditë tregon kalbëzimin e qeverise dhe raportin e kësaj qeverie me opinionin pubik e të vertëtën. "Por te tjera do të degjojë opinioni publik për ministrin në fjalë, pasi ku nuk është një rast i izoluar. Opinioni po njihet edhe me shembullin e deputetes Vokshi që është pjesë e një oktapodi koncensiones të pasurisë publike mbi dhe nën tokë . Së shpejti kur të jenë plotësuar të gjitha të dhënat faktuese, një tjetër rast brenda qeverisë i lidhur me këtë oktapod koncensionesh do dalë në sytë e publikut", pohoi Rama.
Rama nënvizoi se PS po llogarit dëmin ekonomik të korrupsionit.
Ai shtoi se kriza e qeverisë ka qenë gjenerator i rrënimit ekonomik, ndërkohë që korrupsioni po shfaqet në sytë e shqiptarëve si palca e qeverisjes.
Sipas tij, rritja ekonomike e pretenduar në vitet e fundit rezulton të ketë qenë fiktive. Borxhi publik tha Rama është 100%.
Kreu i selisë rozë deklaroi se djegia e fletëve të votimit do të thotë thellim të krizës politike dhe cënim të ndjeshem të komunikimit me mazhorancën.
"Djegia e fletëve të votimit do ishte hedhja në ere e çdo komunikimi me pushtetin aktual në çfarëdo rrethanë. Djegia e fletëve do thellonte krizën", shtoi ai.

Kryetari i PS-së pohoi se askush nuk e dëgjon përrallën e zhvillimit të turizmit, për të cilin nuk është dhënë asnjë shifër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›