E Diel, 1 Nëntor 2026

Padia,PS: Gati të japim prova për Selmanllarin

Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas depozitimit të padisë për shpifje në Gjykatën e Lartë nga avokati i Rrahman Selmnallarit, kundër deputetit të PS-së, Eduard Shalsi.

Në një prononcim për shtyp nga deputeti, Besnik Baraj në emër të deputetit Shalsi, pasi ky i fundit ndodhej për arsye pune jashtë Tiranës, shprehu gadishmërinë për t'u përballur në gjykatë me Selmanllarin.

Deputeti Baraj, theksoi se kemi kënaqësinë të sjellim fakte para drejtësisë , dhe keqardhje vetëm që nuk do përballemi me ata që fshihen pas Selmanllarit.

"Të vetmen keqardhje që kemi është se përballja e kësaj here do të jetë me zotin Selmanllari, ndërkohë që përballja në gjykatë duhet të ishte me ata që fshihen pas tij, familjen që sot është në pushtet dhe që po e përdor pushtetin për të pasuruar vetveten në kurriz të shqiptarëve"-tha Baraj

Ai theksoi se akuzat tona janë të vërteta, dhe të gatshme për t provuar në gjykatë.
Biznesmeni Rrahman Selmanllari,ka depozituar sot një padi për shpifje kundër deputetit të Partisë Socialiste Eduard Shalsi për shpifje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›