E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do heqim TVSH per barnat, shëndeti s'është mall që blihet

Kryetari i Partise Socialisti, Edi Rama ka deklaruar se do te hiqet taksa e barnave. Ne takimin e zhvilluar dje per shendetesine ne qytetin e Elbasanit, Rama u shpreh se TVSH-ja rendon ne xhepat e pensionisteve, duke e cilesuar ate si “taksa e semundjes”. “Sherbimi kombetar do te heqe “taksen e semundjes” per personat ne nevoje. Ajo kokerr e vogel qe blejne pensionistet ka dhe taksen prej 10 per qind qe eshte TVSH-ja”, u shpreh kryesocialisti. Rama ka folur dhe per sistemin e ri te financimit te shendetesise qe eshte propozuar nga Partia Socialiste. “Vetem 7 per qind e shpenzimeve per shendetesine vijne nga sigurimet, gjithe pjesa tjeter vjen ose vetem nga xhepi ose nga taksimi i pergjithshem. Ne do ta ndryshojme skemen ne themel dhe shqiptaret nuk do te paguajme per te kontribuar, por do te kontribuojne kolektivisht per sistemin nepermjet shtetit”, tha kryetari i PS-se, Edi Rama. Sipas Rames, ka nje regresivitet ne shperndarjen e kontributeve, duke qene se te varfrit paguajne me shume taksa se te pasurit dhe nuk marrin sherbimin qe u takon si pjese e ketij shteti. “Me parate qe shpenzohen sot per shendetesine, sherbimi eshte shume i ulet”, tha Rama. Kryesocialisti ka folur dhe per kushtet e sotme te qendrave shendetesore. Ai u shpreh se sherbimi shendetesor duhet te jete i barabarte per te gjithe. “Kjo eshte rruga jone, rilindja qe cdo shqiptar te ndihet i barabarte, eshte nga veriu apo jugu, i bardh apo i zi, duhet te jete i barabarte ne shtetin e shqiptareve”, u shpreh kreu i PS. Sipas tij, duhet nje reforme teresore ne sistemin shendetesor. “Vetem duke minimizuar korrupsionin nga transformimi dhe rritur autonomine e trupes mjekesore, jo duke graduar mjeket si ushtare politikisht, kush eshte partizan e kush eshte gjerman, duke u dhene mjekeve ne baze te profesionalizmit”, u shpreh Rama. Kreu i PS-se u eshte pergjigjur dhe akuzave qe i jane bere nga mazhoranca per programin e shendetesise. Sipas tij, PS-ja nuk e konsideron shendetin si mall qe blihet. “Eshte dita per te folur edhe per disa atakime qe i jane bere projektit tone. Ata qe sot jane ne qeveri e mbrojne sistemin e falimentuar te kontributeve. Eshte pjese e nje mendesie ne rrugen e nje rrenimi te pergjithshem. Megjithate, ajo qe vlen eshte qe debati te adresohet tek ceshtjet. E para, qe une dua ta rinenvizoj, qe ne na dallon qartesisht nga ata eshte se; per ata shendeti eshte mall qe blihet, per ne eshte e mire publike qe duhet ta gezojme te gjithe, pavaresisht nese kane mundesi te paguajne ose jo per shendetin”, u shpreh Rama.

DEKLARATA

“E para, qe une dua ta rinenvizoj, qe ne na dallon qartesisht nga ata eshte se; per ata shendeti eshte mall qe blihet, per ne eshte e mire publike qe duhet ta gezojme te gjithe, pavaresisht nese kane mundesi te paguajne ose jo per shendetin”, u shpreh Rama.

Rama: Ngriva nga i ftohti ne spitalin e Burrelit

Ne takimin e zhvilluar dje ne Elbasan, Rama ka sjelle ne vemendje dhe pervojen e ti me sistemin shendetesor, disa dite me pare ne Burre, ku pati nje luhatje tensioni dhe mori serum ne spitalin e ketij qyteti. “Mire eshte qe ata qe e qeverisin Shqiperine dhe qe marrin persiper ta mbrojne situaten apo sistemin e sotem shendetesor, te mos referohen ne te shkuaren. Une kam kenaqesi te kem ketu doktorin qe me kishte ne dore dy dite me pare ne Burrel dhe kur po me bente serumin, nderkohe ndjeva gjithe trupin qe po me ngrinte dhe e pyeta: “Po kur eshte bere ky spital? Ne vitet ’50. Po a ka pasur ngrohje? Ka pasur deri vone, me tha. Dhe aty u hodh nje reanimator e tha: E fiku Fatosi dhe e ngriu Saliu dhe tani jemi sic e shikon.” Ndaj mos i bejme krahasimet me te kaluaren ne kete aspekt, sepse nuk eshte se dalim shume mire,” tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›