Rama Do heqim barren e takses se sheshte

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një
tryezë me përfaqësues të biznesit ku ka paraqitur edhe programin e
ekonomik të kësaj force politike.
Rama bëri një panoramë të kushteve të vështira në të cilat i duhet të mbijetojë biznesit të sotëm në Shqipëri përballë monopoleve dhe barrës së rëndë të taksave të një politike të gabuar, sipas tij, të ndjekura nga qeveria aktuale. Sipas Ramës, të gjitha këto problematika me të cilat haset biznesi shqiptar janë pohuar nga vetë komuniteti i biznesit me anë të takimeve që grupet e PS kanë zhvilluar me rreth 5000 të tilla në vendin tonë.
“4 876 subjekte janë gjobitur me gjoba marramendëse, që përbëjnë 350% të të ardhurave të bizneseve. 280 milionë dollarë është gjoba që i rëndon bizneseve. Përtej gjobës, si fakt financiar, qëndron e gjithë barra e presionit psikologjik mbi bizneset. Vazhdon presioni, pa asnjë ndryshim pas ankesave të hapura publike të biznesit dhe mosreagimi i qeverisë është absolutisht i qëllimshëm në këndvështrimin tonë. Jo më pak se 150 milionë euro është shuma e mbledhur për shkak të vonesave në rimbursimin e TVSH-së bizneseve”, u shpreh Rama.
“Marrëdhëniet me doganat dhe tatimet konsiderohen penalizuese, parashikimet e të ardhurave bëhen në kushte arbitrariteti dhe me pasoja të drejtpërdrejta për biznesin, TVSH konsiderohet shkurajuese në kushtet e krizës, sistemi i referencave aplikohet pa asnjë logjikë, ndërkohë që është e qartë që përjetojmë kushtet e një evazioni fiskal”, vijoi kreu i PS.
Kryetari i Partisë Socialiste më tej i ka premtuar biznesit heqje të barrës së taksës së sheshtë dhe heqje të referencave aktuale në dogana, që sipas tij janë kthyer në mjet abuzimi.
“E kemi bërë të qartë se nuk e pranojmë sistemin aktual të taksimit. Për ne taksa e sheshtë kështu si është konceptuar përbën një parim që nuk përputhet me vizionin, vlerat dhe parimet tona, ndërkohë që progresiviteti është vlerë në përcaktimin e kontributit të çdo individi bazuar në të ardhurat e tij. Ne do ta ndryshojmë sistemin e taksimit, duke e hequr barrën e taksës së sheshtë”, – tha Rama.
Më tej Rama ka theksuar se pas 23 qershorit PS do të rishikojë të gjitha koncesionet e dyshimta të kryera nga qeveria aktuale.
“Do të zhbëjmë çdo koncesion që nuk është në përputhje me ligjin dhe pro interesave kombëtare. Do të rishikojmë shitjen e HEC-eve për një copë bukë”, tha Rama.