E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Do marrim vendim për ndalimin e rritjes së çmimit të druve, do shiten me çmimin e para luftës

Rritja e çmimit të druve do të ndalohet me VKM. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë nga fshati Derviçan i Dropullit, ku zhvilloi një takim me fermerët. Sipas kreut të qeverisë, rritja e çmimit të druve është e pajustifikueshme dhe se vendimi do të merret në ditët në vijim.

“Nuk do t’i lëmë të rrisin çmimin e drurëve të zjarrit. Se ça lidhje kanë drutë e zjarrit që po shiten me dyfish të çmimit, unë nuk e di. Por vendimi i qeverisë do të jetë që drutë e zjarrit do të shiten me çmimin e paraluftës”, tha Rama.

Duke theksuar se Shqipëria, sikurse e gjithë Europa dhe bota, po përballen e pasojat e inflacionit dhe krizën energjetike prej luftës në Ukrainë, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se megjithatë qeveria po punon që të mos ketë shkurtime të energjisë elektrike, edhe pse pranoi se shifrat nuk janë të mira.

“Jemi në një situatë jashtëzakonisht sfiduese, nuk është vetëm Shqipëria, por Europa e bota. Çdo ditë po flitet për luftë bërthamore, jo taktike, jo stërtaktike, është kulmi. Këtu tek ne lufta ka ardhur në formën e inflacionit dhe inflacioni i luftës është i tmerrshëm. Ne thjesht gjendemi në një situatë që është e treta radhazi pas tërmetit e pandemisë, por që është më e keqja. Të shohim si do të jetë nëntori, por faktikisht shifrat nuk janë të mira”, u shpreh Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›