E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do mbrojmë votën e qytetarëve deri në fund

Kryetari i PS-së Edi Rama ka garantuar qytetarët se vota e tyre do të mbrohet dhe do të lexohet ashtu siç ata e kanë hedhur në kuti.

Në një konferencë për shtyp kryetari i PS-së Edi Rama ka prezantuar edhe kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës i cili përfaqëson “aleancës për të ardhmen”.

Duke iu referuar procesit të numërimit të votave, Rama akuzoi mazhorancën se po përpiqet të bllokojë procesin pasi e dinë se kanë humbur.
 

“Kjo është një shfaqje e shëmtuar që u kujton shqiptarëve një film që po luhet në kryeqytetin por fatmirësiht pa fuqinë për të transformuar vullnetin e qytetarëve” theksoi Rama.
 

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë por të jenë edhe të gatshëm të reagojnë në mbrojtje të votës nëse e lyp nevoja.
 

Më tej Rama theksoi se Partia Socialiste nuk ka fituar në gjithë Shqipërinë por edhe në Tiranë
 

“Fitorja në të gjithë Shqipërinë por edhe në Tiranë është e jona. Të jëni të sigurtë që ata që na e bëjnë nxjerrjen e fitores nga ato kuti të vështirë na e bëjnë fitoren më të bukur” shtoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›