Tiranë, Basha kryeson me 381 vota ndaj Ramës
Numërimi i kutive të votimit në njësitë e ndryshme në kryeqytet thellon edhe më tepër diferencën mes dy kandidatëve për bashkinë e Tiranës.
Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat paraprake deri tani ku nga 485 kuti votimi janë numëruar vetëm 221 kuti.
Sipas këtij rezultati kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha kryeson me 381 vota kundrejt rivalit të tij socialist Edi Rama.
Kështu kandidati i djathtë Basha ka marrë 55272 vota, ndërsa kreu aktual I bashkisë Rama ka marrë 54891 vota.