Rama: Do rezistojmë për Shqipërinë me standarde

Kreu i PS-së, Edi Rama vizitoi në spitalin infektiv grevistët që lanë grevën për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Ai deklaroi se grevistët janë dëshmi të gjalla të stërmundimit të së vërtetës." Ata janë dëshmi të gjalla të stërmundimit të së vërtetës. Janë dëshmi e mohimit të
gënjeshtrës së një sistemi të korruptuar vlerash", u shpreh ai.
Rama akuzoi mazhorancën se po kërcënon njerëzit të hedhin firma kundër grevës së opozitës.
" Ata po bëjnë zhantazhe, kërcënime , gjithçka për të imponuar krijimin e imazheve të rreme të kundërvendosjes së njerëzve me njerëzit", theksoi kreu i PS-së.
Rama deklaroi se grevistët do të rezisojnë për t'i dhënë Shqipërisë standardet që meritojnë dhe për t'i çliruar shqiptarët nga makthi i këtij pushteti.