E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do sakrifikojmë për transprarencën

Kryetari i Partisë Socialsite Edi Rama ka vizituar ditën e sotme deputeët grevistë për t'u njohur me gjëndjen shëndetësore të tyre. Në një prononcim për mediat Rama ripërsëriti edhe njëherë se opozita është e palëkundur për të shkuar drejt transparencës dhe do të sakrifikojë gjithçka për të. Sipas tij në këtë grevë është shkalla më e lartë e atyre njerëzve që besojnë tek Partia Socialiste.
"Mirënjohje për të gjithë ata që i dhanë një fuqi reale protestës dhe dua të ritheksojë apelin tim për të vazhduar të solidarizohen me ne duke i qëndruar pranë të gjithë atyre që janë të vendosur ta mbajnë të ngritur këtë institucion të grevës deri në transparencën të asaj që ka ndodhur në zgjedhjet e 28 qershorit dhe që ka penguar 20 vite me radhë që shqiptarët të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme" theksoi Rama.
Ai shtoi gjithashtu se është e rëndësishme që e keqja që ka hyrë në çdo shtëpi dhe që po rrënon ekonominë, të ndalohet pasi sipas tij e zhytur Shqipërinë në një krizë e cila i ka rrënjët në pamundësinë për të zgjedhur lirisht. "Pushteti e merr votën kur qytetaërt nuk e japin theksoi Rama duke shtuar se papërgjegjshmëria e kësaj qeverie është në rrijte. Ai shtoi gjithashtu se protesta e opozitës është madhështore por e domosdoshme për vendin për të ndalur rrënimin ekonomik dhe të t'i japë frymarrje demokracisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›