Incidente protesta, protestuesit djegin flamurin e Nato-s
Protesta e Partisë Socialiste dhe mbështetësve të saj duket se ka nisur me incidente në lidhje me forcat e Policisë para kryeministrisë, kalimtarët rastësorë si dhe disa nga drejtuesit e automjeteve të drejtuar në bulevardin e Tiranës.
Në orët e mbrëmjes së të premtes ka patur përplasje ndërmjet drejtuesve të makinave të kthyer prej lokaleve të natës të cilët kanë tentuar të lëvizin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe simpatizantëve të partisë socialiste.
Ndërsa minatorët, te cilët nisën protesten në orët e paradites i janë afruar kordonit të policisë të vendosur para godinës së kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në një moment ata i janë afruar shumë kordonit dhe policia shtyu minatorët për t'i larguar. Mësohet se gjatë kësaj kohe qytetari Petraq Gjylameti nga Përmeti, ka pësuar plagë të vogla në kokë dhe në dorë dhe tha se ishte goditur nga policia dhe më pas mori ndihmën e shpejtë nga ekipi i mjekëve që ndodheshin aty.
Një tjetër incident i përmasave simbolike ka qënë dhe djegia demonstrative e flamurit të NATO-s në 1 vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut nga mbështetësit e grevës së 22 deputetëve të Partisë Socialiste në Bulevard. Me sa shihet nga pamjet ky reagim ka ardhur si kundërpërgjigje nga festimeve të Partisë Demokratike ditën e 1 Majit në sheshin "Nënë Tereza".