E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Do te bejme gjithcka per marrjen e statusit

Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se opozita do të bëjë gjithçka që të Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.

Duke folur para mediave, pas vizitës së zhvilluar në Bruksel, Rama u shpreh se ekziston mundësia që Shqipëria të marrë statusin, ndërsa theksoi se ka marrë përgëzimet e komisionerit Shtefan Fyle për rolin e opozitës parlamentare për integrimin.

"Jam krenar për ekspozitën e hapur në Bruksel për 100-vjetorin e Pavarësisë. Qeveria nuk ka bërë asnjë ceremoni të denjë për këtë vit të shënuar", tha Rama.

Më tej gjatë konferencës, kreu socialist u shpreh se mesazhi dhënë në Parlamentin Europian ishte i qartë: Ata që janë në pushtet nuk e meritojnë statusin. "Shqiptarët dhe Shqipëria e meritojnë statusin e vendit kandidat", u shpreh Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›