E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Do te hapim kapitullin e Rilindjes Shqiptare

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se zgjedhjet e 23 qershorit janë më të rëndësishmet që prej vitit 1992 dhe ato do të përcaktojnë nëse vendi do të ketë të ardhme europiane për të bërë krenar çdo shqiptar.

Në mbledhjen me deputetët socialistë, Rama u bëri thirrje të gjithë pjesëtarëve të kësaj force politike që prej ditës së sotme të jenë zëdhënës të domosdoshmërisë për një pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje. "Prej sot të lihet pas cdo interes vetjak. Shqiptarët sot kanë nevojë më shumë se çdo gjë tjetër te fryma e besimit të PS, te programi i PS dhe gatishmëria jonë për të marrë në duar fatet e vendit dhe drejtimin e Zgjedhjet 2013Wollfarth: Partitë të dialogojnëOketa: Të vendosim demokracinë funksionale“23 qershori, ndryshim historik” tij", tha Rama. Kreu socialist deklaroi se zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat ai i quajti historike, duhet të bëhen të pacënueshme dhe të pamanipulueshme dhe e vetmja garanci që ndryshimi të ndodhë, është paprekshmëria e zgjedhjeve përmes pjesëmarrjes sa më të madhe të njerëzve në votime. "Ne nuk do të vijmë në krye të punëve të vendit për të vazhduar këtë keqqeverisje, por do t'i japim fund kësaj gjendjeje për të hapur kapitullin për një Rilindje Shqiptare", tha Rama.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›