Topi PD e PS pergjegjese per tranzicionin e gjate

Fryma e Re Demokratike zhvillon Konventën e saj të parë, ku pritet të shpallet edhe lista me 212 kandidadë për deputetë.
Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi deklaroi se kjo forcë politike aleancën më të shenjtë e ka me qytetarët shqiptarë. "FRD vendosi të dalë e vetme në zgjedhje pas një komunikimi të gjerë, procesi dialogimi me të gjithë strukturat sepse përgjegjëse për këtë tranzicion të gjatë janë partitë e vjetra", u shpreh Topi. Sipas tij, e djathta shqiptare ka nevojë të reformohet, ka nevojë për alternativa të qëndrueshme, vlera morale dhe Zgjedhjet 2013Berisha: Rama mori peng statusinRama: Do të hapim kapitullin e Rilindjes Shqiptare Wollfarth: Partitë të dialogojnë identitet politik. Në fjalën e tij Topi solli në vëmendjen e të pranishmëve bashkëpunimi mes PD dhe PS për interesa vetëm dypalëshe edhe në momente shumë të vështira për vendin. "Pas shpërthimit të Gerdecit, ne momentin kur opozita shqiptare duhet te kishte me shumë se kurrë për të nxjerrë të palarat e pushtetit, kjo e majtë u fut në një proces që i dha oksigjen pushtetit. Së bashku më 21 prill PD dhe PS u bënë bashkëautore të dhunimit të Kushtetutës dhe iniciuese të rënies së institucioneve njëra pas tjetrës", tha Topi. Kreu i FRD deklaroi se forca politike që drejton është shtëpia e intektualëve, e elitës liberale, e ish të përndjekurve, biznesmenëve e atyre qytetarëve që besojnë tek integrimi. Oketa: Të vendosim demokracinë funksionale Në fjalën e tij, numri dy i kësaj force politike, Gazmend Oketa deklaroi se FRD ka një program ambicioz dhe kombëtar dhe synon cuarjen e politikës shqiptare në standardet perëndimore. "Ftojmë cdo qytetr, cdo të ri dhe të re, cdo pensionist, cdo shqiptar që të bashkohet me vizionin për një Shqipëri të re dhe të gjithë së bashku të ndihmojmë përshpejtimin e rivendosjes së demokracisë funksionale në vend. Shqipëria mund të bëhet dhe do të bëhet. Të vendosim me votë për të ardhmen tonë më 23 qershor", u shpreh Oketa.