Rama: Do të protestojmë për largimin e qeverisë Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë konferencës së sotme për shtyp, deklaroi se pas seancës së Kuvendit ku nuk u plotësuan kërkesat e socialistëve, “do të protestojnë për largimin e qeverisë, shpërndarjen e Parlamentit dhe krijimin e kushteve që shqiptarët të rizgjedhin”. “PS dhe opozita do të lëvizë me shpejtësi drejt nxjerrjes në të gjitha hapësirat publike të vendit të protestuesve dhe do të organizojë një valë protestash të cilat nuk do të ndalen pa u vënë në vend e drejta për transparencë dhe në këto protesta pa asnjë ekuivok do kërkojmë largimin e tyre”, deklaroi Rama. Sipas tij, opozita nuk pati nga pala tjetër asnjë propozim, por vetëm refuzimin për t’iu afruar kutive.