E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Doreheqja e Premcit sirene alarmi

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se dorëheqja e drejtorit të qarkut të Dibrës Shemsi Premçi është sirenë alarmi që duhet ta dëgjojë Prokurorja e Përgjithshme, shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

"Partia Socialiste do të vazhdojë në Parlament betejën për zbardhjen e krimit shtetëror që ka kapur fuqishëm minatorët e kthyer në skllevër", tha Rama.

Premçi: Berisha i inkriminuar

Ish-drejtori i Policise së Qarkut Diber, Shemsi Premçi akuzoi kryeministrin e vendit, se i hap rrugën krimit. Sipas Premçit, ditën jepen leksione për demokraci dhe natën i hapet rrugë tiranisë së zezë së mafias.

"Deri vonë kam besuar, se Kryeministri Sali Berisha thënien, se 'mafia nuk ka dhe, por ka vetëm shpellat e krimit', e ka mësuar nga librat, por fatkeqësisht i gjendur përballë shpellave të mafias në Bulqizë, përballë heshtjes së strukturave të larta të shtetit, deri të kryeministri i Shqipërisë, ku unë kam denoncuar nga thellësia e nën 1400 metrave nën tokë, këto shpella të mafias, qëkur isha Drejtor i Forcave Speciale, por këto
kuptova të vërtetën e tmerrshme, se njohja e Kryeministrit për mafian, vjen nga brenda shpellave të saj dhe jo nga librat. Jam demokrat dhe do të jem i tillë derisa të kem frymën, prandaj po i bëj braktis në mjerimin e tyre, ata që popullit i mbajnë leksione për demokraci dhe ligj dhe gjithë natës i hapin mafias rrugët e tiranisë së zezë për popullin e varfër", tha Premçi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›