Rama Duhet nje marreveshje e re me mazhorancen per krizen

Rezoluta e propozuar nga Partia Socialiste pervijohet si nje oferte per marreveshje me shumicen e drejtuar nga Sali Berisha. Me permbajtjen e vet gjitheperfshirese me propozime konkrete per strategji reforma dhe plane kombetare veprimi nisma e fundit e selise roze jep nje mundesi per te perseritur ate klime bashkepunimi qe kulmoi me 21 prillin 2009 kur edhe u ndryshua Kushtetuta. Vertetesine e kesaj fryme te draftit e ka percjelle dje ne emisionin Top Story te gazetarit Sokol Balla kreu i PS Edi Rama i cili eshte shfaqur shterues ne interpretimin e vet si per nismen ne fjale ashtu edhe per krizen politike qe tanime po zbulohet plotesisht. Ne bejme nje apel te forte publik qe Kuvendi te permbushe detyrimet qe burojne nga Opinioni i KE-se dhe ta shohe ate si platforme pune per te mos humbur vitin e ardhshem trenin tjeter te Integrimit...Ky eshte nje aksion konkret sepse ky eshte roli i opozites qe te nxise te shtyje dhe te krijoje kushtet per ti cuar gjerat perpara dhe ne keto kushte ne e shohim te domosdoshme qe politika te reagoje qe palet te reagojne qe Shqiperia te mos mbetet peng i kokefortesise dhe injorances tha Rama. Ai ka vijuar mandej me sqarimin e hollesishem te permbajtjes se draft-rezolutes e cila ze fill me hetimin e zgjedhjeve pa fletet e votimit vijon me ndryshime ne sistemin e drejtesise dhe mbyllet me trajtimin e gangrenave te tilla sociale dhe ekonomike si prona. Per kete arsye ky prezantim i PS-se eshte nje qasje perfshirese ne ate qe mund te quhet bashkeqeverisje ne kuptim te reformimit te institucioneve dhe trajtimit te ceshtjeve kryesore perkrah te cilit palet do te ruajne kufirin ndares qe dikton dualiteti normal i demokracise ne garen elektorale. Madje vete struktura e ketij dokumenti eshte nje levizje qe projekton integrimin e opozites ne vendimmarrje te rendesishme per institucione me peshe specifike dhe qe se fundmi nga manovrat e shumices po cedojne njera pas tjetres per te zhbere nje investim te garantuar nga Kushtetuta e vendit. Jo me kot brenda kesaj logjike mocioni me debat eshte nje paranteze qe kerkon korrektimin thelbesor te Kuvendit te Shqiperise i cili eshte kthyer ne paradigmen e te gjithe gjymtimit te sistemit ligjor dhe institucional. Ne jemi ne te drejten tone dhe detyrimin qe duke hapur nje mocion per debat ti japim nje mundesi te madhe reflektimi qeverise Saliut qe ka deshtuar por i cili duhet te shohe drejt e ne sy kete te vertete te madhe pa u trembur. Dhe sigurisht qe miratimi i kesaj rezolute do te ishte shprehje e nje vullneti qe u duhet shqiptareve te majte te djathte atyre qe duan te jetojne pak me mire shtoi Edi Rama. Nje Rregullore e re eshte sipas tij kerkese e domosdoshme per te deshmuar kete kurs te ri qe edhe permes termave te KE-se duhet te riktheje brenda logjikes se demokracise punen e organit ligjvenes. Fatura e drejtperdrejte e kesaj oferte nese ajo pranohet nga Kryeministri Sali Berisha duket se do te jete Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila sipas Edi Rames pas mocionit me debat per ceshtjen e raportit te KE-se do te perballet me nje nisme per shkarkimin e saj. Te nxjerrim pergjegjesite e Kuvendit qe eshte nje hapesire teresisht jo funksionale dhe e vene ne funksion te interesave te pushtetit. Nuk ka mocion per Kryetaren e Kuvendit ka nje nisme per shkarkim. Mocioni per debat do te shoqerohet nga nje nisme per shkarkim tha Rama duke shtuar se PS nuk ka probleme me aritmetiken. Referuar hartes aktuale te Parlamentit kerkesa me shkarkim qe do te kerkoje votim te fshehte eshte nje sfide e re ballafaqimi mes te dyja paleve ne nje kohe kur levizjet dhe perceptimi per problemet po bashkon PS me disa zorra brenda se djathtes.