Rama dhe myslimanet
Askush nuk mund te pretendoje njohjen mbi motivet e brendshme te njerezve e prandaj dhe nuk mund te them nese deklarata e kryebashkiakut Rama per ndertimin e xhamise se re ishte nje premtim i zbrazet elektoral apo tregues se kryetari i bashkise e sheh kete kerkese te besimtareve te qytetit te tij si legjitime.
Vete prirem te besoj te dyten. Ajo qe eshte e qarte eshte se ministri Olldashi e pa deklaraten e Rames si manover elektorale perpara zgjedhjeve lokale cfare tregon se per forcat politike komunitetet fetare shihen si blloqe elektorale. Kjo nuk eshte gje e re.
A nuk pat deklaruar kryetari demokristian Ndoka se Topalli nuk po perfaqesonte katoliket sic duhet dhe se ai merrte persiper te permbushte interesat e tyre Teksa konsiderimi i interesave grupore apo komunitare eshte gje e njohur dhe normale ne politikat elektorale ne shume vende demokratike asnjehere ne Shqiperi kjo nuk ka qene haptas e artikuluar ne retoriken zyrtare te forcave kryesore politike.
Sa i perket politikave komunitare me specifike fetare teorikisht ne nje vend laik si Shqiperia nuk ka pse vecohen strategji komunikimi te ndara per grupe te ndryshme sipas perkatesise se besimit te tyre mirepo kjo gjendje ideale do te kerkonte ne radhe te pare edhe barazi ideale te bashkesive ne trajtimin e tyre prej institucioneve shteterore. Nese kjo barazi shkelet vetvetiu krijohet nje terren i padeshiruar dallimesh komunitare te cilat heret a vone mund te politizohen.
Pamja e pervitshme e besimtareve myslimane qe falen trotuareve ne ditet e tyre festive tregon per premtimet publike te pambajtura prej dy dekadash te titullareve te institucioneve shteterore per ngritjen e xhamise se madhe te kryeqytetit e cila do te plotesonte pa krijuar ndjesi diferencimi po te njejtat nevoja si edhe dy katedralet tashme te ndertuara.
Nje mirembajtje e pergjegjshme e simbolikave te barazise do te pamundesonte abuzimet me akuzat e kunderakuzat e rrezikshme me sfond fetar ne arenen politike dhe cka eshte me e rendesishme do ti priste rrugen perceptimeve naive se ndonje grup a bashkesi voton unanimisht motivuar nga ceshtje qe konsiderohen te rendesishme fetarisht e politikisht njeherazi.
Por kushdo te kete qene arsyeja per kete premtim pragzgjedhor Rama ka mundesine te marre hapa me domethenese si ne afrimin me sektore te elektoratit mysliman ashtu dhe ne adresimin e disa ceshtjeve te rendesishme per kete komunitet fetar.
Per shume arsye ai eshte ne pozita me te favorshme per ta bere kete se oponenti i tij politik Berisha.
Te njejten dite qe gazeta Shekulli botonte lajmin e shkembimeve politike mes zyres se Rames dhe Olldashit ne diten e Kurban Bajramit po kjo gazete botonte dhe nje reportazh per tre vajza myslimane qe mbajne shami dhe qe deklaronin se vecanerisht ne shtet i kane pasur dyert e punesimit te mbyllura.
Edhe pse Shqiperia tani ka nje ligj kunder diskriminimit eshte e njohur se vetem aprovimi i nje ligji ne parlament nuk mund te modifikoje qendrimet diskriminuese ne nje shoqeri.
Nderkohe para pak ditesh ne nje interviste per blogun Respublica intelektuali dhe studiuesi Ardian Vehbiu fliste me shqetesim per menjanimin e myslimaneve si komunitet nga jeta publike.
Para ndonje viti Elsa Ballauri e Grupit Shqiptar per te Drejtat e Njeriut duke shqyrtuar ligjerimin ndaj fese ne Shqiperi shkruante tek gazeta Panorama se ky ligjerim ka krijuar nje ndasi midis nesh dhe myslimaneve.
Duke shkruar para pak ditesh ne gazeten MAPO rreth premtimit te Rames per xhamine analisti dhe pedagogu Fabian Zhilla shkruante per nevojen e integrimit te myslimaneve praktikante ne shoqeri si nje nevoje dhe me imediate se ndertimi i xhamise.
fare mund te beje Rama qe premtimi i tij te mos sulmohet si propagande elektoraliste Ne disa shoqeri demokratike ku Shtetet e Bashkuara perbejne rastin me domethenes nje nga menyrat sesi perballet diskriminimi eshte nepermjet diskriminimit pozitiv ndryshe i njohur ne SHBA si affirmative action.
Ky lloj diskriminimi pozitiv synon te marre ne konsiderate faktore si gjinia feja etnia ngjyra etj. per te sjelle perfitim per grupe me nivel te ulet perfaqesimi e per te balancuar keshtu efektet e diskriminimit. Kjo politike prek fusha te tilla si ato te shkollimit a punesimit nga ku keto grupe te caktuara te shoqerise kane veshtiresi aksesi.
Rama si politikan e administrator publik mund te kontribuonte dyfish ne integrimin e nje prej grupeve me te perjashtuar te shoqerise femrave me identitet te dukshem fetar mysliman.
Ai mundet ne fakt te marre dhe hapin e guximshem duke punesuar nje nga keto vajza ne administraten e tij te bashkise cfare do te ishte nje hap i rendesishem simbolik qe ti jepet fund diskriminimit te kesaj kategorie te shoqerise sone ne punesim e vecanerisht ne sektorin shteteror.
Rama sic thashe me lart eshte ne pozita me te favorshme se Berisha per te ndermarre politika te tilla. Rama nuk do te mund te akuzohet sic abuzohet me Berishen per filo-islamizem apo se na ka futur ne Konferencen Islamike. Hapat e tij ne keto kahe do te emanciponin gjithe skenen politike shqiptare dukshem te kompleksuar kur vjen fjala te trashegimia apo perkatesia myslimane.
Por tek e fundit te tilla politika do te ishin ne harmoni dhe me nje vizion normativ te se majtes progresiste perendimore. Besimtaret e kryeqytetit sigurisht do ta vleresonin plotesimin e premtimit gati 20-vjecar te politikes per nje xhami me permasa qe i pergjigjen nevojave te tyre por me shume do te ishin te interesuar ne politika qe adresojne diskriminimin ne punesim shkollim e integrimin e plote ne shoqeri. Rama ka treguar nderkaq se nuk i mungon as guximi dhe as avancimi i risive politike.