Rama Duhet nje plan radikal per Shkodren te rikthehet buxheti
Tranzicioni drejt demokracise dhe prirja per rinovim radikal dorezohet para logjikes se teknikes. Permbytjet e Shkodres lumenjte e ujit te vershuar ne fusha shtepi dhe brenda vete qytetit te Veriut pervec demeve dhe traumes se krijuar kane sjelle ne plan te pare diskutimin e masave parandaluese ne te ardhmen. Pa retoriken e perhershme dhe pa krijimin e llogoreve kesaj radhe duket se politika i eshte bindur te pakten teorikisht arsyetimit te eksperteve teksa ka kerkuar nje rishqyrtim te infrastruktures bonifikuese dhe disiplinuese te ujerave e planifikuar dhe e gjurmezuar para viteve 90. Ne lidhje me kete kreu socialist Edi Rama ka deklaruar dje nga Shkodra dhe Torovica ku ka shkuar per vizite se Partia Socialiste eshte e gatshme te pranoje nje rishikim te buxhetit ne funksion te orientimit te fondeve drejt prioritetit absolut qe perfaqeson sot veriu i Shqiperise. Mendoj se gjendja me e arsyeshme do te ishte qe ne ta rikthenim buxhetin dhe gjithe investimet ne infrastrukture tia dedikonim mbrojtjes dhe risistemimit te gjithe infrastruktures se bonifikimit te vendit...me nje sistem mbrojtes te standardeve nderkombetare qe eshte e mundur te behet por qe eshte lene mbas dore vit pas viti. Por qe vit mbas viti jane shkaterruar pyje jane shkaterruar shtreterit lumenj jane shkaterruar sistemet e kullimit jane shkaterruar sistemet kanalizimet jane shkaterruar tokat me ndertime kuturu dhe per fat te keq e kunderta nuk ka ndodhur pra qe te investohet per ti mbrojtur tha Rama. Prishje e argjinaturave mbyllje kolektoresh ndertime ne zona depresioni si dhe 20 ndash vjet paralizim dhe mungese investimesh ne punime te reja po japin sot nje pergjigje te dhimbshme per te gjithe zonen e Ultesires Perendimore. Nevoja per bonifikim dhe rishqyrtim te trajtimit teknik te problemeve qe lidhen sa me mjedisin aq edhe me respektimin e normave baze per shmangien e katastrofave aktualizohen pas dy dhjetevjecaresh jo me ne formen e ironise per te shkuaren por ne kontekstin e rivleresimit te nje pervoje. Te gjitha fondet e infrastruktures duhen perdorur per te ndalur mocalizimin e Shqiperise eshte shprehur Edi Rama duke sjelle ne vemendje nje term te menduar se kishte dale nga qarkullimi qe ne Shqiperine e viteve lsquo60-lsquo70. Ne nje veshtrim me aktual sugjerimi i ri i opozites i hap rruge riperkufizimit te buxhetit te vitit 2011 duke u prirur te diktoje nje konsensus te detyruar mes paleve. Fjala eshte per adresimin e fondeve per projekte infrastrukturore te cilat do te duhet te shmangin krijimin e situatave te tilla katastrofike. Ajo qe pritet eshte tanime reagimi i qeverise shqiptare e cila padyshim qe ka nevoje per fonde shtese ne perballimin e situates por ka nevoje edhe per solidaritetin e pergjithshem te shoqerise e cila ne pergjithesi vuan pasojat e frakturimit politik qe ka mberritur deri ne caqet e veta me absurde. Per rrjedhoje ky eshte nje rast i vlefshem per te mundesuar bashkepunimin e munguar i cili megjithate e hap nje paranteze per diversion. Vete Rama ka theksuar dje se kjo qeveri e deshtuar duhet te degjoje dhe te veproje sa nuk eshte vone perpara se nje katastrofe me e madhe te permbyse Shkodren dhe gjithe Shqiperine cka se bashku me sugjerimin per Operacion Radikal mund te jene nje mundesi per te faktuar se ajo cfare po ndodh mund te shmangej dhe se eshte pergjegjesi e plote e qeverise aktuale. Edhe pse ende nuk ka nje pergjigje nga qeveria e Sali Berishes duhet thene se opozita ka hedhur ate hap qe pritej prej saj duke iu shmangur ne kete rast sa nje heshtjeje fajesuese aq edhe nje protagonizmi qe mund te kthehet ne te kundert.