Rama: E ardhmja triumfoi mbi te kaluaren

“Fitorja e Obames eshte shembull i fitores se politikes se re dhe kapercimit te kufijve mes te majtes dhe te djathtes”.
Kryetari socialist Edi Rama pershendeti fitoren e senatorit te Ilinoisit ne zgjedhjet presidenciale. Rama e cilesoi ate fitoren e nje gjenerate te re dhe te endrres, qe ishte edhe lajtmotivi i nje fushate se shpresa duhet te triumfoje mbi friken dhe endrra e se ardhmes mbi te kaluaren.
“Sot bota u gdhi me nje frymemarrje te re, qe e ndien edhe Shqiperia”, u shpreh Rama.
Sipas tij, mbeshtetja per vendin tone nuk do te mungoje as nga administrata e re Obama.