E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: E marta e shenjtë e Shën Ndout

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Në Kishën e Shën Ndout në Laç vijojnë pelegrinazhet e të martave të shenjta, duke mbledhur besimtarë dhe qytetarë, të cilët i drejtohen këtij vendi të shenjtë për lutje dhe paqe shpirtërore.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Kisha e Laçit, duke e shoqëruar postimin me mesazhin: “E marta e shenjtë e Shën Ndout”.

Çdo të martë, pelegrinë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe besimtarë të besimeve të ndryshme fetare, ngjiten drejt Kishës së Shën Ndout, të udhëhequr nga besimi dhe tradita e lidhur me këtë vend të shenjtë.

Kisha e Shën Ndout në Laç konsiderohet prej vitesh një nga qendrat më të rëndësishme të pelegrinazhit në vend, ku mijëra besimtarë bashkohen në lutje dhe rituale fetare, duke e kthyer atë në një simbol të bashkëjetesës dhe devocionit shpirtëror.

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›