E Diel, 1 Nëntor 2026

Gogu: IBAR ka kaluar nga grupi i punës, tek ambasadorët e vendeve të BE

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi sot se raporti i Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme (IBAR) ka kaluar nga grupi i punës, në grupin e ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjatë një konference për mediet, Gogu theksoi se ky raport ka vlerësime pozitive për vendin tonë në rrugën drejt Bashkimit Europian, teksa shtoi se procesi ecën dhe ka mbështetje faktike dhe institucionale nga shteti shqiptar.

“Raporti i Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme, IBAR, ishte një proces teknik dhe është një proces që ka progres. Tashmë ka kaluar nga grupi i punës në grupin e ambasadorëve të vendeve anëtare të vendeve të përhershme dhe tregon se procesi lëviz. Procesi ecën dhe ka mbështetje faktike dhe institucionale të çdo mase nga shteti”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

“Besoj se, në fund të ditës, ky raport, i cili ka vlerësuar masat tona, kanë të bëjë me ato rezultate të prekshme që ne duam të shohim në vijim dhe çdo qytetar pret nga sistemi i drejtësisë në vijim. Duam të them se cilësia e raporteve vlerësohet në atë raport që është raport teknik dhe që ka kaluar grupin e punës dhe që tani është në një grup vendimmarrës”, tha Gogu.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›