E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Ekonomia ne kolaps

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët në Selinë Rozë, takim gjatë të cilit shpalosi edhe një herë më shumë programin dhe objektivat e PS-së pas marrjes së pushtetit në 23 qershor, ndersa konsideroi gjendjen aktuale te vendit si "dramatike".

Bashkëbisedimi i kryeopozitarit nisi me një urim për “100-vjetorin e Policisë së Shtetit”, por Rama ndan një mendim të kundërt nga ai i kryeministrit Berisha, që e konsideroi policinë një institucion model.

”Për fat të keq, niveli i krimit në Shqipëri është jashtëzakonisht i lartë. E para që duhet të bëjmë, është t’i rikthejmë dinjitetin policit, mjekut dhe mësuesit”.

Në vazhdim të fjalës së tij, Rama e konsideroi ekonominë në kolaps. “Arka e shtetit është bosh. Papunesia ne Shqiperi ka sjelle rritjen e borxhit publik. Zyrtarisht, sektori i ndertimit ka produktivitet me te ulet ne 9 muajt e pare te 2012-s. Turizmi, pavarësisht bumit të përfolur të turizmit, u rrit me më pak se 1%, sipas shifrave zyrtare, në vitin e lënë pas. Korrupsioni largon investitorët, nga Shqipëria largohen 1,3 miliardë dollarë. Mosmenaxhimi i krizes po shtrengon akoma me shume ekonomine”.

”Pas gjashtë muajsh, do të marrim një vend me arkën e boshatisur. Ministri i Financave fajeson institucionet per vonesat ne pagesa. Sipas Ministrit te Financave, qeveria dhe institucionet nuk jane te lidhura bashke. Kriza energjitike, eshte mbi te pergjegjesi e privatizimeve te papergjegjshme te qeverise. Siç po privatizohen edhe katër HEC-et, pasi në to u bënë investime dhe janë rentabël. Privatizimi është një proces që mund të ndodhë vetëm nëse shteti nuk arrin të administrojë si duhet një aset të caktuar, por jo kur ai është fitimprurës. Ky është një tjetër rast korrupsioni dhe nëse kompania do të fitojë hidrocentralet, ne do t’ia heqim. Nevojiten investime prodhuese që sjellin punësim. Në 100 ditët e para heqim taksën e biznesit të vogël për të lehtësuar 70 mijë familje”, shtoi Rama.

Kryetari i Partisë Socialiste iu përgjigj edhe akuzave të mazhorancës, mbi pallatin e bashkëshortes së tij. “Shpifjet e PD-së meritojnë vetëm përbuzje”, tha Rama, duke mohuar ekzistencën e “qoftë një fjale të vërtetë” në akuzat e mazhorancës. Njëkohësisht, ai kërkoi nga kryeministri Berisha që të përgjigjet për akuzat e opozitës me fakte dhe të mos përgjigjet me kundërakuza “të stisura”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›