E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Emergjenca tregoi sakatimin e pushtetit vendor

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se emergjenca nga dëbora tregoi sakatimin në pushtetin vendor, ndërsa falenderoi të zgjedhurit vendorë për ndihmën e dhënë për familjet në nevojë në zonat e bllokuara.

"Kjo krizë e fortë sigurisht e shkaktuar nga tërbimi i motit por e nënvizuar nga fakti se strukturat e qeverisë që duhet të parashikonin dhe të evitonin përballjen me krizën nënvizoi qartësisht domosdoshmërinë e një ndryshimi që çdo shqiptar e ndjen të nevojshëm çdo ditë e më shumë”, tha Rama.

Duke folur në tryezën e Partisë Socialiste për Autonominë e Pushtetit Vendor, kreu i PS-së theksoi se duhet një reformë e plotë dhe duhet t'i jepen të gjitha të drejtat që i takojnë pushtetit vendor në kuadër të Autonomisë.

Rama akuzoi qeverinë dhe pushtetin për goditjen e vazhdueshme ndaj këtij pushteti, duke e bërë përmirësimin e jetës ndaj komunitetit një mision të pamundur të pushtetit vendor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›