E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Fajtor per permbytjen qeveria s8217mori asnje mase

Sipas kreut socialist Sali Berisha premtoi nje vit me pare se do te beheshin nje sere investimesh por te gjitha mbeten vetem premtime dhe nuk eshte realizuar asnje investim konkret per te mbrojtur fshatrat nga permbytjet e shumta.

Sipas Rames kjo eshte hera e peste qe keto zona po permbyten ndersa qeveria nuk ka mbajtur pergjegjesite e saj per kete situate te krijuar.

Kjo eshte nje drame e perseritur dhe fajtori per kete eshte kryeministri Sali Berisha i ardhur ne pushtet me vota te vjedhura. Deshiroj te theksoj nje sere gjerash se pari te kthehemi pak ne kohe kur veriu i Shqiperise u permbyt si kurre me pare dhe Saliu fajesoi natyren dhe ke mundi por nuk mori mbi vete pergjegjesi qe i takonte atij dhe qeverise se tij per mijera hektare toke te mbytura dhe mijera shtepi tha Rama.

Sipas tij fajtor eshte vete kryeministri dhe permbytja nuk vjen per shkak te lumenjve. Sigurisht per te njejtat arsye dhe me te njejtin fajtor. Eshte faji i Sali Berishes dhe eshte konkretisht faji i Sali Berishes dhe qeverise se tij dhe per kete mjafton ti referohemi disa fakteve. Kur ndodhi permbytja e pare Saliu premtoi se kjo gje qe ndodh nje here ne 100 vjet. Sic tha ai do te ndertohet By Pass i Shkodres dhe rehabilitimin i zonave. Ai tha se do te behet studimi i argjinaturave te Bunes do ta zgjidhte nje here e mire problemet. Keto jane premtimet dhe si njeri i premtimeve te sterthena Sali Berisha nuk mbajti asnje prej ketyre premtimeve dhe i la keta njerez per 4 here te tjera jo nen meshiren e Zotit dhe shirave por ne meshiren e qeverisjes vijoi Rama. /S.Ll/Start/

2010-12-02 1355

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›