E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dorezon propozimin per hetimin e zgjedhjeve

Duket se kriza politike ne Shqiperi do te marre fund me kerkesen qe Partia Socialiste ka depozituar ne protokollin e Kuvendit per te hetuar zgjedhjet pa fletet e votimit. Partia Socialiste ka hartuar propozimin e shume kerkuar nga kryeministri Berisha per hetimin e zgjedhjeve te shkuara parlamentare. Ne propozimin e kesaj force politike kerkohet te hetohet gjithcka pervec fleteve te votimit. Ky eshte ne fakt edhe propozimi i bere publiK nga kreu i partise Socialiste Edi Rama ne punimet e Asamblese Kombetare te kesaj partie per here te pare. Pas kesaj deklerate kryeministri Berisha kerkoi qe propozimi te behej me shkrim ne menyre qe te ngrihet Komisioni Parlamentar dhe te hetohen zgjedhjet. Sipas shefit te mazhorances e vetmja pengese per hetimin e ketyre zgjedhjeve tashme ishte nje propozim ne forme te shkruar dhe jo qendrim deklerativ nga lidershipi i Partise Socialsite. Tanime kur kjo force politike pothuajse pas 4 jeveve qe nga berja publik i ketij propozimi drejtuesit e Partise Socialsite kane vendosur te ezaurojne edhe kerkesen e fundit te kryeministrit Berisha per ta paraqitur ate ne forme te shkruar per te mundesuar nisjen nga puna te komisionit hetimor. Ne propozimin e Partise Socialsite per hetimin e zgjedhjeve te depozituar ne shtator ne parlamentin e Shqiperise dhe me vone edhe nga z.Rama ne tryezen e reformes zgjedhore kerkohej hetim i pakufizuar gje qe u kundershtua nga mazhoranca qeverisese. Ne pergjigjen e kesaj te fundit thuhej se nese nis hetimi me shumice dhe kryetar te komisionit hetimor nga opozita kushti i vetem i vendosur nga mazhoranca ishte implementimi i nenit 178 pika 6 e kodit zgjedhor i cili parashikon diegien e fleteve te votimit ne rast te hapjes se kutive te materialeve zgjedhore. Tanime qe PS e dorezoi kete porpozim mbetet per te pare reagimin e mazhorances dhe pergjigjen e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›